• |
ide | kryesore

Shpresë për marrëveshje/ Naftëtarët thirren në takim me përfaqësues të firmës

-Instant, Lajme, Të fundit
uzina-ballsh.jpg



Naftëtarët janë thirrur në një takim me nënkontraktorët të firmës që menaxhon rafinerinë e Ballshit. Lajmi është dhënë nga kryetari i Sindikatës, Sokol Dautaj, i cili tha se do të pranojnë të ulen në takim me çdokënd që mund të ofrojë një zgjidhje.

“Jam  kontaktuar për të zhvilluar një takim me përfaqësuesit e firmës, jemi njoftuar që ka një lëvizje nga palët. Nënkontraktori që menaxhon kompaninë jemi njoftuar në takim, jemi prirur që të ulemi në takim me çdo palë. nuk e dimë se cila palë do jetë në takim”, tha Dautaj. Mëngjesin e sotëm grevistët së bashku me punonjës të tjerë kanë shqyer dyert e rafinerisë dhe pasi kanë ccaë kordonin e policisë kanë hyrë brenda ambienteve. Në brendësi të rafinerisë ata nuk kanë gjetur askënd brenda. Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj tha se kompania “doli zbuluar” pasi aty nuk punon askush nga administrata.

“E shqyem nga ai mllef që kishim prej 17 ditësh dhe do të kthemi përsëri në grevë. Nuk lëvizim derisa kryeministri të japë një zgjidhje”, tha një prej naftëtarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *