• |
ide | kryesore

Naftëtarët që arritën marrëveshje me Ramën: Sigurimet shoqërore nuk na janë paguar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Rama nuk mbajti premtimin, naftëtarët: Sigurimet shoqërore nuk na janë paguar.


Pas disa dite greve urie, mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit të kaluar naftëtarët e Ballshit arritën një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.


Sipas marrëveshjes, naftëtarët do të merrnin një pagë 45 mijë lekë në formën e asistencës sociale, dhe 15 mijë të tjera do të paguheshin si sigurime shëndetësore.

Por 6 muaj pas atij takimi naftëtarët thonë se marrëveshja është shkelur.

Nga ai moment dhe deri sot pagat janë marrë rregullisht, por nuk kanë paguar ende sigurimet shoqërore. Në momentin që flasim dihet që naftëtarët janë me sëmundje bashkëshoqëruese gjatë veprimtarisë së tyre në rafineri dhe normalisht kërkojnë një trajtim më të specializuar shëndetësor. Duke mos pasur sigurimet të hedhura, nuk përfitojmë dot as ilaçet që merren apo skemën e mbrojtjes së shëndetit,” tha Sokol Dautaj.

Kreu i qeverisë tha pas grevës së urisë së naftëtarëve, se do të zhvilloheshin negociata për vënien në punë të uzinës së naftës, por edhe kjo pikë sipas Sokol Dautajt është deri më tani dështim.

Gjatë gjithë kësaj periudhe që ka kaluar ka pasur interes nga disa investitorë, por asgjë serioze. Deri tani nuk ka asnjë marrëveshje ose një pronar që të vijë në rafineri dhe minimumi të ulet me palët që janë të interesuar në këtë proces,” tha Dautaj.

Naftëtarët e Ballshit prej vitesh zhvillojnë gjyqe të njëpasnjëshme edhe për pagat e tyre të prapambetura për të cilat ende nuk ka asnjë zhvillim në këtë çështje.

12 Comments

  1. Do me thene ne kemi paguar nga taksat per keta larva qe kane 30 vite qe nuk punojne? Me c’fare te drejte Kministri destinon parate e taksave tona per te paguar punonjesit e nje kompanie private?

  2. Kompania qe nuk u ka paguar pagat dhe sigurimet eshte ajo e Besit te Taiwanit, Ortakut te Rames. Kryeministri me parate tone po paguan pagat qe nuk ka paguar ortaku i tij i cili ka vazhduar te marre pune ne Sektorin e Naftes dhe i ka rinovuar lejen e Kazinose….dhe “naftetaret” parazite kerkojne edhe sigurimet nga taksat tona..Jane mesuar me qyl..Popull qe vepron si turme oportuniste te marre c’te mundet..duke premtuar nje cope leter ne kuti..

    1. Ik ore mashtrus . Zgjebs. Vjen ketu vetem te genjesh. Besi i Taiwanit nuk ka gisht fare ne kete afere.
      Pse shpik gjera komplet te pa verteta ?

  3. Si nuk kane turp . Po paguen nga takstat tona ME PA TE DREJTE dhe ankohen per sigurimet shoqerore ( qe jane 5% e pages) . Po pagoini vete more harbuter nga keto leke qe po i merrni qyl.
    Harbuti po harbut ngelet .
    Nuk thone , faleminderit se keto paga ne te vertet nuk na takojne, por duan dhe sigurimet shoqerore .

  4. Fatbardh Kadilli e përsërit gati çdo ditë ftesën, por Lulzim Basha hesht. Edith Harxhi po ashtu, por Lulzim Basha hesht. Edhe të gjithë kundërshtarët e tij të tjerë të lëvizjes “Për PD” e kërkojnë sistematikisht, por Lulzim Basha i shmanget “si djalli temjanit”, ballafaqimit publik me ta.

    Kjo është një histori që përsëritet në formë komike tashmë, pasi versionin tjetër të kësaj shfaqje e kemi parë përpara 25 prillit. E mbani mend besoj, kur Lulzim Basha i kërkonte Edi Ramës pas çdo fjalimi e pas çdo dalje televizive, vetëm një gjë: Dua debat publik. E dua tani. Të pres deri të dielën e votimit. Këtu me ke. Pse nuk del? Kur do e bëjmë debatin publik? Pse ke frikë?

  5. Keto naftetaret e kan hak mos marin asgje.Keta opengen ne goje ti vesh akoma komunista mbeten.Zona operative qe kane mare ne qafe Shqiperine e vazhdojne akoma .Te bejne racist me zor keta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu