• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ Nuk shënohet asnjë viktimë në 24 orët e fundit, 77 raste të reja

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka përditësuar të dhënat e fundit nga pandemia Covid-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje nga koronavirusi. Po ashtu, janë shënuar edhe 77 raste të reja me Covid-19 nga 649 testime që janë kryer.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime. 59 pacientë janë shëruar këtë të enjte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *