• |
ide | kryesore

Rama zihet ngushtë: Nuk di të thotë sa lekë janë dhënë deri tani për rindërtimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është zënë ngushtë në studion e emisionit “Opinion” pasi nuk ka qenë në gjendje të thotë se sa lekë kanë dalë deri tani nga buxheti i shtetit për rindërtimin nga tërmeti. I pyetur se sa janë paratë e shpenzuara deri tani për këtë çështje, Rama u përpoq për minuta të tëra të shmangej duke thënë se shifrat ndryshonin çdo ditë dhe duke mohuar që shifrat ishin të ulëta dhe për këtë arsye nuk publikoheshin.

“Nuk jam i përgatitur të them tani shifrën se sa lekë janë dhënë për rindërtimin. Ajo ndryshon çdo ditë. Ti kërkon “qiqra në hell”. BE që ka vënë 100 milionë euro për rindërtimin na ka dhënë “zero” lekë deri tani se ka procedura” – tha Rama që u ndihmua nga stafi që e shoqëronte në studio duke i dhënë një copë letër.

Menjëherë Rama tha se janë shpenzuar “20 miliardë në projekte dhe 7 miliardë janë nga grandet”. Një tjetër moment ishte edhe paketa e tretë e ndihmës për ekonominë që Rama këmbëngul se nuk e ka premtuar asnjëherë.

“Nuk e kam thënë asnjëherë që do të ketë. Unë nuk numëroj miliona në televizor, por shoh shifrat konkrete dhe disburësimet e të gjitha vendeve. Deklaroj se Serbia që ishte edhe më e madhe se e gjithë botës, se ishte para zgjedhjeve, por çfarë u ka shkuar qytetarëve në xhep është komplet tjetër nga ajo. E çfarë janë nga ato shifra kredi e çfarë janë pagesa direkte është një gjë krejt tjetër” – tha Rama. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. O lapsi… Jeni shpifsa.
    Kush e pa opinion e pa qe ai ktheu pergjigje. Po keto lajme jan per bythelepirsit e kesaj gazete. Qe vdesin per cik laps ne byth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *