• |
ide | kryesore

Basha: Inceneratorët i anuloj që ditën e parë në pushtet, në burg kush ka vjedhur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i PD, Lulzim Basha premton se kur të vijë në pushtet do të hetojë deri në fund kontratat e inceneratorëve dhe përgjegjësit për këtë aferë mafioze do të vihen para drejtësisë.

“Të treja këto afera do të hetohen. Personat që janë përfshirë, nga kryeministri deri tek ministri më i thjeshtë dhe çdo ortak i sektorit privat do të vihen përpara drejtësisë. A mund t’i anulojmë? Absolutisht, prej ditës së parë, me të gjitha mekanizmat ligjore që ka një shtet ligjor sepse janë kontrata të antiligjshme.


Një vend ku funksionon ligji, mafiozët e kanë të destinuar përballjen me drejtësinë. Qofshin politikanë, qofshin kriminelë të rëndomtë. Qofshin çfarëdo lloji. Tani do të them si do ta bëjmë ne. Ka një parim ligji i anti-mafia dhe quhet “ndiq paranë”.

Ne, këtë parim të ligjit anti-mafia do ta zbatojmë për çdo kontratë koncesionare dhe PPP e cila është dhënë në shkelje flagrante të ligjeve dhe është dhënë në mënyrë korruptive siç është dhënë kjo. Si mendon ti që një kontratë që jepet pa garë, pa tender një kompanie me 1000 euro capital?

Një kompani me 1 mijë euro që bëhet një ditë para se të marrë kontratën me një person që nuk i dihet ku i ka këmbët, që i ka të regjistruara të gjitha kompanitë off shore, që merr 75 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe nuk ka bërë as 12% investime ku në fakt as ato nuk janë investime nuk ka prokuror sado të rëndomtë mos ta çojë para drejtësisë, nuk ka gjykatë mos ta dënojë.

Këtu është vullneti politik, dhe vullnetin politik nuk mund ta ketë ai që është kapur me presh në dorë dhe që dje u demaskua si pronari i inceneratorëve Prandaj sillej ashtu ai, vetëm po të ishe pronar i inceneratorëve mund të sillesh ashtu ose përfitues direkt në aferë” – tha Basha në “Zonë e Lirë”. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. Moa fol si idiot se medemek je edhe jurist. Kryeministri nuk mund te coje ne burg askend. E vetmja gje qe mund te besh eshte te mbledhesh provat dhe t’i dergosh ne prokurori. Ketu qendron problemi, provat duhet te jene te kopsitura dhe te mos kete askush mundesi t’i hedhe poshte. Nese ben kete, atehere e ke mbaruar detyren tende. Eshte prokuroria qe vendos nese do behet hetim bazuar mbi provat qe i dergon ti dhe gjykata qe vendos nese ka veper penale apo jo si dhe per nderprerjen e kontrates. I gjithe sekreti qendron ne grumbullimin dhe dorezimin e dokumentacionit te plote. Nese nuk ben kete del qarte se mbani dhe mbeoni njeri-tjetrin dhe nese koncesioni anullohet pa baza te sakta ligjore dhe pa u denuar njeri, kostot qe do paguajme nga xhepat tane rriten edhe me shume.

    1. Po hic ore , ky po i flet elektoratit te tij.. Ka filluar fushata vllaa.. do degjojme plot deklarata populiste, nacionaliste, politike, etj etj etj.

      Ky eshte koqe kandari.. por thjesht po ju derejtohet elektoratit ( atyre qe nuk kane tru) te vet.

  2. Nuk bejne keta jo se duan te vjedhin per vete. Po denuan paraardhesin nuk vjedhin dot. Edhe ti o Bashe hajdut je ndoshta jo aq sa Rama. I ke dhene provat per kete.

  3. Kompania Integrated Technology ëaste Fier, ka me dhjetra të punësuar me sigurime shoqërore në niptin e saj, që prej vitit 2017 e deri në ditët e sotme. Më poshtë është listë pagesa e punonjësve në Inceneratorin e Fierit, ku përveç këtyre janë me qindra punonjës nga nënkontraktorët.

    Ditët e fundit, Basha ka manipuluar shpesh publikun për ndërtimin e tre inceneratorëve në Shqipëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu