• |
ide | kryesore

U takua me një të infektuar, karantinohet kryeministrja e Finlandës

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, është larguar nga samiti i Këshillit Europian, pasi u informua se ajo kishte rënë në kontakt me një rast të konfirmuar me koronavirus. Për të njëjtën arsye, presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, u largua dje.

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime ka dalë pozitiv në Covid-19 këtë mëngjes. Unë vetë kam rezultuar negative. Sidoqoftë si një masë paraprake po largohem menjëherë nga Këshilli Europian për tu futur në vetizolim”, shkroi ditën e djeshme Ursula von der Leyen. Mediat e huaja raportojnë se Finlanda do të përfaqësohet nga kryeministri suedez Stefan Lofven.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *