• |
ide | kryesore

Tronditet Himara, policia zbardh detaje nga vrasja e biznesmenit Niko Goro

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka dhënë një informacion paraprak për ngjarjen e rëndë që tronditi Himarën mëngjesin e sotëm, ku mbeti i vrarë biznesmeni Niko Goro. Policia konfirmon gjithashtu se e plagosur ka mbetur motra e tij, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Niko Goro është djali i xhaxhait të djalit të kryetarit të bashkisë, Gjergji Goro.

Himarë/Informacion paraprak.

Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille, Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë dhe vijon krehja e zonës.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve



2 Comments

  1. Idiotesia e maskave te detyrueshme ne rruge favorizon krimin. Si mund te identifikohet nje njeri i maskuar, sidomos tani qe mbasditeve heret shpejt. Te pakten maskat te jene te detyrueshme ne rruge deri ne oren 16:30. Me pas levizjet jashte bien dhe kush do e mban dhe kush jo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *