• |
ide | kryesore

Atentat ndaj shefit të policisë në Shkodër/ Gjykata lë në burg Ilirjan Hasanajn dhe bashkëpunëtorin e tij

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për dy të rinjtë e akuzuar për atentatin ndaj shefit të policise bashkiake në Malësine e Madhe, Mentor Hasanaj. Gjykata ka vendosur arrest me burg për Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj. Në seancën gjyqësore të akuzuarit nuk kanë folur por janë përfaqësuar nga avokatë mbrojtës Bujar Hoti dhe Ndrek Rukaj.

Pala mbrojtëse ka kërkuar një masë lehtësuese duke u bazuar në faktin qe ato janë vetëdorezuar por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga trupa gjykuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *