• |
ide | kryesore

Dosja 5D/ Nesër seanca për 9 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nesër në GJKKO do të mbahet seanca për caktimin e masës ë sigurisë PËR 8 drejtorët be ish drejtorët e bashkisë Tiranë të cilët dyshohen për veprën penale të korrupsionit në lidhej me të ashtuquajturën dosja 5D.

Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, drejtorët më të rëndësishëm në institucionin e bashkisë, do përballen me gjykatën me pranga në duar.

Lexo më tej: Tenderat për drejtorët/ Bashkia e Tiranës, “tokë e djegur” nga arrestimet 

Të tjerët, do njihen me masën Detyrim për paraqitje.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.

Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *