• |
ide | kryesore

Kosova regjistron 137 raste të reja me Covid-19, shënohet 1 viktimë në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit

Kosova ka regjistruar 137 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit. E diela ka shënuar një rënie të rasteve në krahasim me ditën e djeshme, megjithatë mbetet shifër e lartë krahasuar me kurbën e shënuar një javë më parë.


Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti.


Një pacient ndërroi jetë në Prizren gjatë 24 orëve të fundit ndërsa u regjistruan 49 të shëruar.

1 Comment

  1. Tregoni me pare situaten ne Shqiperi,e pastaj flisni edhe per Kosoven.Cdo dite,po e njenjta situate.Komiteti “Shkencor”i Rames,e a te veshtire te beje manipulimet ne nje kohe te shkurter,dhe pret deri sa ta miratoje edhe Rama?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu