• |
ide | kryesore

Historia e këtij të riu përloti gjithë publikun mbarëkombëtarë

-Instant, Paparazzi, Slider



Raffaele është një djalë Italian që ka lindur me sindromën Treacher Collins dhe ka vuajtur që në fëmijëri e deri në moshë të rritur bullizmin për shkak të pamjes së tij ndryshe. Raffaele e ka treguar historinë e tij në “Tu si que vales” dhe përloti një publik të tërë.

“Unë kam lindur me sindromën Treacher Collins, një sëmundje që shkakton deformime të fytyrës, probleme të frymëmarrjes dhe dëgjimit, por që nuk dëmton aktivitetin e trurit.

Ndoshta shumë njerëz e njohin këtë sëmundje duke parë filmin Wonder, protagonisti i të cilit ka lindur me këtë sindromë dhe në shkollë vuan sulme të ashpra ngacmimi dhe tallje për shkak të pamjes së tij të jashtme.

Unë kam kryer shumë operacione të rindërtimit të fytyrës. Deri në moshën 19 vjeç unë isha pothuajse plotësisht i shurdhër dhe tani dëgjoj falë një aparati dëgjimi. Ndërsa zëri im mbeti hundor. Kur isha fëmijë mendoja se do të mund të dukem si fëmijët e tjerë brenda një kohe të shkurtër. Mirëpo, u deshën shumë vite dhe shumë operacione për t’u bërë siç jam tani.

Familja ime më kishte operuar që fëmijë, jo për shkak se dukesha siç dukesha, por për të më lejuar të bëja një jetë më të qetë. Do t’i falënderoj përjetë sepse më dhanë vetëm dashuri. Fatkeqësisht, jo të gjithë fëmijët kanë pasur të njëjtin fat. Bota ka qenë e keqe me mua. Që kur isha fëmijë, pamja ime ka gjeneruar reagime të ekzagjeruara dhe përbuzje. Qava në heshtje që të mos rëndoja prindërit e mi. Fillova disa shkolla, por vështirësitë ishin të mëdha për të qenë në gjendje të ecja me të tjerët dhe për më tepër nuk mund të dëgjoja.

Jam tallur nga moshatarët dhe të rriturit. Bullizmi më lëndoi, u ndjeva i përbuzur. Në të vërtetë nuk dija çfarë të bëja që të mos më shihnin. Ata më quanin përbindësh dhe alien, duke qeshur pas shpine. Por pse e gjithë kjo? Pas shumë vitesh fshehje të jetës, pata guximin të tregoja fytyrën time në rrjetet sociale. Dhe pikërisht aty ku pata edhe sulmet më të tmerrshme.

Unë jam këtu sot sepse do të doja të isha në gjendje t’i thosha stop bullizmit. Askush nuk duhet të zemërohet me ata që kanë guxim të tregojnë se janë ndryshe.

Tregohuni të sjellshëm.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *