• |
ide | kryesore

Rama – Metës: Shqipëria nuk është në luftë, je thjesht komandant i LSI

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë Ilir Metës pas mesazheve me ton kërcënuese që ky i fundit dha ditën e sotme.

Meta flet me kode: Armiqtë e Shqipërisë do e marrin përgjigjen shumë shpejt, boll i futën duart e zeza këtu 

Rama i thotë se Meta është thjesht komandant i LSI dhe jo komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura pasi Shqipëria nuk është në luftë.

Për kryeministrin në kohë paqeje Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit që sipas Kushtetutës mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë e sherrin.

REAGIMI 

Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *