• |
ide | kryesore

Rritet numri i viktimave në Kosovë, shënohen 118 raste të reja me koronavirus

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit 118 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus ndwrsa tre persona kanë humbur jetën në Kosovë. IKSHPK ka njoftuar se tre raste të vdekjes nga virusi janë: 1 rast nga Spitali i Përgjithshëm Gjilan, 1 raste nga Spitali i Përgjithshëm Pejë dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas dhe Suharekë.

Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 17.009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, mes të cilëve 656 persona kanë humbur jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *