• |
ide | kryesore

Kanadaja kalon shifrën e 200 000 të infektuarve me COVID-19

Lajme, Planet

Kanadaja kaloi shifrën e 200 000 rasteve me COVID-19 dhe po i afrohet pragut prej 10 000 të vdekur, sipas shifrave zyrtare.


Rreth 80% të këtyre rasteve dhe më shumë se 90% e viktimave janë regjistruar në dy provincat e mëdha të vendit Ontario dhe kryesisht Kebek, epiqendra e pandemisë, që kur ajo shpërtheu në Kanada marsin e kaluar.


Dje, Kanadaja numëronte 200 039 raste dhe 9 722 të vdekur, sipas shifrave zyrtare.

Vend me 38 milionë banorë, Kanadaja numëron padyshim, në proporcion me popullsinë, rreth pesë herë më pak raste se SHBA-ja fqinje dhe rreth 2,5 herë më pak të vdekur.

Kanadaja njoftoi dje se kufiri me SHBA-në do të vazhdonte të qendronte i mbyllur për udhëtimet jo thelbësore deri më 21 nëntor për të frenuar pandeminë e COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu