• |
ide | kryesore

Liga e Qeveria, barazim në pritje të takimit të pazyrtarizuar: Duka e Rama ‘kokë më kokë’ për futbollin

-Instant, F1, Sport



“Futbolli do të fillojë mbasi ne të kemi një përgjigje e cila do të kënaqë kërkesat tona. Nuk mund të them që do të fillojë këtë javë apo javën tjetër. Nuk morëm asnjë propozim nga ministrja, vetëm diskutim”. Një fjali që e dëgjon pas cdo dalje të Presidentit të Ligës Edvin Libohova, që nuk gjen zgjidhje për kërkesat që ka futbolli e që nuk gjejnë dakordësinë e Ministrisë së Financave, deri tani. Pikërisht deri tani, sepse nëse palët e kanë mbyllur me një barazim pa gola, nesër në takim e pazyrtarizuar, mund të shënohet goli që do të vendosë ..fatet e sportit.

Presidenti i FSHF-së Armand Duka mësohet se ka një takim me Kryeministrin Rama, atë takim që nuk e mori dot asnjëherë Liga e Futbollit, me gjithë insistimin e saj. Në këtë ‘kokë më kokë’ për futbollin mund të vendoset fati i lojës më popullore në vend, që për momentin është i ndaluar. Kuptohet qartë nga ajo që thotë Libohova: “Do të presim deri ditën e premte për të marrë një përgjigje. Nuk ka një varjan të miratuar, në tavolinë janë 2 varjante, ai ekzistues dhe ai i propozuar nga ne. Ekspertët bashkë me ministren po diskutojnë që cili nga varjantet kënaq ekzigjencat tona”.

Nga ajo që mësohet, edhe pranuar nga deputeti Fidel Ylli pas përfundimit të takimit në Ministri, cështja delikate është ligji i sponsorizimit, ndërsa tre pikat e tjera janë të sakrifikueshme: “Ishte një takim ku në të shumtë e rasteve problemet e Ligës thuajse se janë të zgjidhura, kemi ngelur vetëm te problemi i Ligjit të Sponsorizimit. Edhe Ministrja ishte shumë bashkëpunuese sot – tha Ylli, që më pas shtoi -. Kërkohet një konfirmim edhe nga qeveria për faljen e gjobave. Në qoftë se do të bëhet kjo, do të bëhet me një ligj specifik në parlament. Kërkon një vendim politik, nuk mund të bëhet një falje vetëm për Ligën apo për futbollin, por do bëhet për të gjitha bizneset. Ne mendojmë që përgjigja përfundimtare do të jepet ditën e premte, mbasi ne të bisedojmë me kryeministrin, do t’i japim zgjidhje përfundimtare gjithë këtyre problemeve që Liga ka shprehur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *