• |
ide | kryesore

“Një spiun në radhët e Celtic”: dikush ka zbuluar në media formacionin anti-Rangers

-Instant, Sport



Dy ditë nga sfida e Europa League kundër Milan, ka shpërthyer një cështje e fortë brenda dhomave të zhveshjes së Celtic. Tekniku Neil Lennon ka denoncuar prezencën e një spiuni, që i ka komunikuar medias formacionin anti-Rangers. “Janë gjëra të neveritshme. Jam duke bërë të pamundurën për të mbrojtur privatësinë por dikush nxjerr sekretet tona” ka qenë sulmi i tij i fortë pas humbjes në Old Firm.

Milan që të enjten në Glasgoë do të zbresë në fushë për raundin e parë të fazës së grupeve, fluturon në krahët e entuziazmit pas fitores në derbi e venduit të parë në klasifikim. Kuqezinjtë gjenden përballë një skuadre në limitet e një krize nervash, pas humbjes shkatërrimtare në derbin kundër Rangers, që tani udhëheqin klasifikimin me 4 pikë avantazh ndaj rivalëve të qytetit, që kanë zhvilluar një ndeshje më pak. Celtic ka fituar 9 titujt e fundit radhazi e kërkon të dhjetën, që do të ishte një record për futbollin skocez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *