• |
ide | kryesore

Dy gra myslimane sulmohen me thikë në Francë, sulmi i dyshuar racist

Arkiva, Planet



Një tjetër sulm i dyshuar me motive raciste është regjistruar në Paris, pas vrasjes së profesorit të histori-gjeografisë, por kësaj radhe objektiv ishin dy gra myslimane.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, dy gratë myslimane u sulmuan me thikë nga dy femra të tjera pas një sherri mes tyre.

Policia ka arrestuar dy agresorët dhe informon se gratë u zunë në fillim për qentë përpara se sherri të agravonte në dhunë dhe përdorimin e fjalëve raciste si “arabë të ndyrë”.

Një nga gratë myslimane tregon se një nga agresoret nxori thikën pas debatit dhe i qëlloi në brinjë, krahë dhe kokë.

Kjo pason sulmin terrorist islamik ndaj mësuesit në Francë që paraqiti karikaturat e profetit ‘Muhamed’



1 Comment

  1. Ne nje emision te Top Cannel per ndasite fetare ne France, dhe pasojat e kesaj dasie moderatorja kishte thirrur si perfaqesues te ateizmit ish Ministren Kumbaro dhe perkthyesin Tupja, te dy sidomos ish ministresha me habiti me lehtesine se si ishte pergaditur per nje teme qe eshte kaq madhor e delikate, perkthyesi ne moshe nuk e mora seriozisht, ndersja ish ministresha me la pa mend me pasthirmat e saj Au Au ne menyren me te shemtuar te mundshem. Avokatja qe perfaqesonte mendesine e saj ne mbrojtje te islamit, me la mbresa per inteligjencen e guximin qe kishte ne mbrojtje te ideve te saj. Ndersa kreu i komitetit Mysliman me rikujtoi kryetaret e fese ne kohen e Diktatures komuniste, para se ti hiqte fare Enver Hoxha. Emisioni ishte interesant, por duhen zgjedhur njerez te ditur qe te mbrojne laicizmin, ose ateizmin ndryshe do perfundojne se ata te dy qe kishin ardhur per te denuar dasite fetare ne France e perfunduan duke na treguar prallat se sa tolerante ne dasite fetare jane shqipetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *