• |
ide | kryesore

Me simptomat e COVID-19 që prej marsit, BBC tregon shkaqet e rasteve të tilla

Lajme, Planet

Mosha e madhe dhe shfaqja e një game të gjerë simptomash në fillim të infektimit rrisin rrezikun që Covid-19 të të shoqërojë për një periudhë të gjatë kohe thonë shkencëtarët.


Studimi i fundit, i parë nga BBC, vlerëson se një në 20 njerëz sëmuren nga Covid-19 për të paktën tetë javë.


Hulumtimi në King’s College London tregoi gjithashtu të qenit femër, mbipeshë dhe nëse vuan nga astma, e rrisin rrezikun gjithashtu.

Rezultatet, të cilat pritet të publikohen në internet, tregojnë se gjatë pandemisë, Covid mund të prekë këdo, por disa gjëra rrisin rrezikun tek secili prej nesh.

“Pasja e më shumë se pesë simptomave të ndryshme në javën e parë, ishte një nga faktorët kryesorë të rrezikut”, tha Dr Claire Steves, nga Kings College London për BBC.

Covid-19 është më shumë sesa thjesht një kollë dhe virusi që e shkakton atë mund të prekë organet në të gjithë trupin.

Dikush që ka pasur kollë, lodhje, dhimbje koke dhe diarre, por ka humbur ndjenjën e nuhatjes do të rrezikonte më shumë se dikush që është prekur nga Covid-19 dhe ka vetëm kollë.

Rreziku rritet gjithashtu me moshën, veçanërisht nëse jeni mbi 50 vjeç. Dr Steves tha: “Ne kemi parë nga të dhënat në fillim se burrat ishin në rrezik për t’u sëmurur më rëndë nga Covid-19, por tashmë duket se gratë janë më të rrezikuara për ta kaluar koronavirusin në një periudhë më të gjatë”.

Simptomat e sakta të Covid që zgjat gjatë, ndryshojnë nga një pacient tek tjetri, por lodhja është e zakonshme.

Vicky Bourne, edhe pse jemi në muajin Tetorka ende disa simptoma të Covid pasi u sëmur për herë të parë në muajin Mars.

48-vjeçarja, filloi me ethe dhe një kollë të thatë në mars, e cila u bë “e tmerrshme” kur ajo luftonte të arrinte të merrte frymë dhe kishte nevojë për oksigjen.

Ajo nuk u shtrua në spital, por është ende duke jetuar me simptomat e Covid dhe në Tetor.

Ajo i tha BBC: “Çuditërisht, dy javë më parë, humba përsëri shijen dhe nuhatjen, por kaloi vetë./BBC

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu