• |
ide | kryesore

Rama-naftëtarëve: Dilni nga greva që të bisedojmë! S’kemi shkop magjik, por vullnetin për të lehtësuar situatën

Arkiva



Tjetër thirrje nga Edi Rama për gratë naftëtare grevista që të ndërpresin protestën.

Sot gratë naftëtare që prej 7 ditësh janë në grevë në ambientet e rafinerisë së Ballshit i kanë bërë apel Ramës që të shkojë aty dhe t’u japë zgjidhje. Por ky i fundit kërkon që fillimisht naftëtaret të dalin që të bisedojnë.

Rama thotë se hallin e naftëtarëve nuk e ka shkaktuar qeveria dhe nuk zgjidhet me presion e ultimatume. Kryeministri thotë se qeveria s’ka shkop magjik, por vullnet për të lehtësuar situatën.

 REAGIMI: 

Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i  lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *