• |
ide | kryesore

Vetëm të mërkurën 33 raste urgjencash, Infektivi përballet me pikun që nga shpallja e pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Që nga shpallja e pandemisë, spitali Infektiv ka njohur numrin më të lartë të urgjencave në këto 3 ditët e fundit.

Sipas një raportimi të news 24, ditën e mërkurë në spitalin COVID 1 janë paraqitur 33 raste urgjencash, ndërsa sot 7 autoambulanca ndodheshin para spitalit, ku kanë sjellë pacientë.

Po ashtu Skëndaj pohoi se ka pasur shumë raste të daljeve të sforcuara nga spitali, ku pacientëve iu është këshilluar që të vijojnë trajtimin e terapisë në kushte shtëpie. Mes të tjerash ai tha se aktualisht në spitalin Infektiv ka 30 shtretër të lirë, ndërsa tek “Shefqet Ndoqi”, 40.

Kujtojmë se dje u regjistruan 302 raste me COVID-19, ndërsa 3 persona humbën jetën, mes tyre një 21-vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *