• |
ide | kryesore

Ndëshkohen “të pabindurit”/ Policia gjobit 688 qytetarë që nuk mbanin maskë në rrugë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjobë 3000 lekë, 556 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse në rrugë. 13 persona që nuk pranuan të jepnin kartën e ID-së janë dërguar në komisariat, ku pasi u janë marrë të dhënat dhe u është vendosur masa administrative, janë lënë të lirë.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 132 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.



1 Comment

  1. “Angazhimi im në çështje publike dhe politike është i gjatë. Për paradokset e historisë sonë, në fakt ka qenë e përcaktuar që para se të lindja. Ndaj dhe kam thënë se unë kam qenë me Partinë Demokratike që para se të lindja.

    Kjo ka qenë e lidhur me historinë dhe fatin e familjes sime, të qytetit ku kam lindur e rritur dhe të vendit tim. Unë jam në bindje europianiste.

    Nuk sulmoj faqen e Facebook të SHBA apo të ambasadorëve të tjerë të perëndimit kur punët e karriges nuk shkojnë mirë, përmes rrogëtarëve të kunatit”,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *