• |
ide | kryesore

Pas tarifës ditore, Venecia vendos rregulla të reja për turistët

Lajme, Të fundit



Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet turistike me më shumë se 25 persona, në një përpjekje për të lehtësuar ndikimin e turizmit masiv në qytetin italian.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga qershori, tha qyteti në një deklaratë. Përdorimi i altoparlantëve është ndaluar pasi ato mund të “gjenerojnë konfuzion dhe shqetësime”, u shprehën zyrtarët.

Turizmi masiv njihet gjerësisht si një çështje urgjente për qytetin, një nga vendet më të vizituara në Evropë.

Në shtator, Venecia miratoi një tarife prej 5 € për vizitorët ditorë. Elisabetta Pesce, zyrtarja përgjegjëse për sigurinë e qytetit, tha se politikat e fundit “kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit të grupeve të organizuara në qendrën historike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *