• |
ide | kryesore

Çështja e detit, Mitsotakis-Tsiprasit: E drejta e zgjerimit 12 milje është e panegociueshme

Lajme, Të fundit



Kryeministri grek, Kirikakos Mitsotakis, ka replikuar me ish-kryeministrin Aleksis Tsipras, i cili kishte kërkuar mocion me debat për çështjet e diplomacisë greke.

Mitsotakis pohoi në parlament se e drejta e zgjerimit 12 milje është e njëanshme dhe e panegociueshme, ndërsa shtoi se kjo nuk vihet në diskutim.

“Nuk e arritët marrëveshjen e EEZ me Italinë dhe Egjiptin dhe duhet të vinte qeveria jonë t’i bënte. Dëgjova shumë për sovranitetin dhe të drejtat sovrane. Të sqaroj edhe njëherë diçka. E drejta e zgjerimit 12 milje është e drejtë njëanshme e panegociueshme e vendit dhe nuk vihet në diskutim. Qeveria jonë e ushtroi e para, duke filluar nga deti Jon. Gjithashtu, dihet përse asnjë qeveri nuk i zgjeroi ujërat territoriale në Egje, edhe pse vendi e gëzon të drejtën. Detyrim i vendit është të mbrojë sovranitetin etnik 6 milje në det dhe 10 në ajër. Greqia mbron sovranitetin e saj”, ka theksuar Mitsotakis në debatin parlamentar.



2 Comments

  1. Çdo ligj nderkombetar perfshire dhe konventen e BE per detrat shprehimisht theksojne se çdo shtet ka te drejte te shtrij ujrat teritoriale te detrave deri ne 6 milje, aty ku mundet deri ne 12 milje, por jo ne dem te vendeve te tjera. Ne rastin e shqiperise kjo shtrirje eshte shume e demshme dhe tejet e rrezikshme. Valle nuk e dine shtetaret ne shqiperi kete fakt, apo i kane ulur poturet per pushtet personal ne dem te interesave kombetare dhe terresise territoriale te republikes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *