• |
ide | kryesore

PAMJET/ Rama dhe Mitsotakis përplasen edhe në Bruksel

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel në takimin e krerëve të vendeve të Ballkanit perëndimor me liderët e Bashkimit Europian. Në takimin që përfundoi rreth orës 20.30 të të mërkurës ra në sy edhe një diskutim i zjarrtë mes kreut të qeverisë shqiptare dhe homologut të tij grek, Kiriakos Mitsotakis.

Ata u shfaqën duke debatuar me njëri – tjetrin përpara se të bënin foton familjare. Siç dihet, Greqia ka vënë veton për hapjen e kapitujve të parë të negociatave të Shqipërisë dhe BE-në dhe caktimin e një date për konferencën ndërqeveritare për shkak të çështjes “Beleri”.

Vendimi do të merret nga Këshilli Europian në takimet që do të mbajë në 14 dhe 15 dhjetor.

Lajm në përditësim…



9 Comments

  1. Berisha në këto momente ka nevojë ose për njerëz që janë me të, ose për kundërshtarë si SPAK. Nuk ka nevojë për ndërmjetës që shfrytëzojnë vendimin e SPAK dhe i vënë kushte qeverisë për të shitur Berishën.

    Ndaj Bardhi e ka më lehtë të thotë ne do votojmë kundër Berishës, ose kundër SPAK, dhe të jetë i nderuar me Berishën. Kurse kjo që kërkon pazar nga Rama për të shitur Berishën, e armiqëson dhe me Berishën, dhe me parimet e një opozitari, që nga një anë kërkon të luftohet korrupsioni, dhe nga ana tjetër ka opsion mbrojtjen me votë të hajdutëve në shkëmbim të një pazari.

  2. Shoku Udheheqes ua ka treguar vendim imperialisteve qe ne Kongresin e Partive Komuniste ne Moske!

  3. Rama ka nje te drejte,perderisa Greqia eshte ne lufte me Shqiperine,per cfare duhet vota e saj.
    Leshoni Belerin dhe quhet .
    Kurre me tha korbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *