• |
ide | kryesore

Shansi i vetëm i Dinamo Kiev është Covid: vetëm kështu Lucesku mund të befasojë Barcelona e Juve

-Instant, Sport



Trajneri i Dinamo Kiev, i njohur më së shumti në Itali, ndërsa ka drejtuar disa skuadra, Mirçea Luçesku në prag të ndeshjeve të dyta në grup në Champions League duket se është me “këmbë në tokë”. “Juventus dhe Barcelona mund të kualifikohen pa problem në fazën pasardhëse. Unë kërkoj ta çoj Dinamon në nivelin me të cilin ishin mësuar, por për tani synojmë vendin e tretë. Surpriza të grupit nuk besoj se do të ketë, sepse katalanasit, edhe nëse nuk janë në formë, në Champions bëjnë gjithmonë diferencën dhe për më tepër me ta luan Messi. I vetmi motiv i paqartë është Covid 19, që në mënyrë të papritur mund të heqi lojtarë të rëndësishëm, por është një problem më tepër për atë që ka një pankinë të varfër”.

Tekniku rumun ka folur edhe për Interin, që të martën do të luajë në shtëpinë e Shakhtar Donetsk, teksa parashikon një sfidë jo të lehtë për Antonio Conte. “Shakhtar ka marrë lojtarë me talent të madh, brazilianë që duke u rritur janë shumë të aftë teknikisht – ka shpjeguar Luçesku, që ka qenë trajneri i të dy skuadrave – kanë një ndërtim loje dhe zotërim topi të jashtëzakonshëm. Do të jetë e vështirë për Interin, edhe pse ukrainasit nuk kanë eksperiencën e tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *