• |
ide | kryesore

Studimi/ Rezultate pozitive të vaksinës së Universitetit të Oksfordit te të moshuarit

Lajme, Planet



Vaksina e koronavirusit të Universitetit të Oksfordit ka reaguar pozitivisht tek të moshuarit, ka treguar një studim, teksa Matt Hancock thotë se dozat e para mund të jenë gati para Krishtlindjeve.

Ai sugjeron që grupi në rrezik më të lartë nga Covid-19 mund të mbrohet nëse i jepet injeksioni eksperimental.

Rezultatet e provave tregojnë se vaksina, e cila po prodhohet në masë nga AstraZenec, nxiti çlirimin e antitrupave dhe qelizave T, të cilat luftojnë Covid-19, në moshën mbi 55 vjeç.

Ndërkohë ky zbulim në vetvete nuk dëshmon se vaksina do të funksionojë në parandalimin e infeksionit Covid-19, është një provë premtuese.

Vaksina aktualisht është në fazën 3 të provës klinike. Në këto studime, njerëzve u jepet një dozë, studiuesit presin që ata të infektohen natyrshëm dhe të kontrollojnë nëse vaksina ishte e suksesshme në parandalimin e sëmundjes.

Studiuesit e saj thonë se doza mund të jetë gati deri në fund të vitit dhe të shtrihet masivisht në pranverë në 2021, raportojnë mediat britanike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *