• |
ide | kryesore

Video / Serie A, Milan-Roma 3-3: Super Ibra nuk mjafton, Kumbulla vendos barazimin

F1, Sport



Java e pestë e Serisë A përfundon me një barazim piroteknik, në San Siro Milan-Roma përfundoi 3-3. Kuqezinjtë kaluan në epërsi tre herë dhe gjithnjë u arritën nga verdhekuqtë e Fonseca, së pari ndaj Ibrahimovic në të 2′-ën Dzeko u përgjigj në minutën e 14-të nga këndi dhe më pas goli i Saelemaekers në minutën e 47′-të – u barazua nga penalltia e Veretout në minutën e 71′-të. Goli i tretë i Milan dhe i dyti për këtë mbrëmje i Ibra nga penalltia në minutën e 79′-të, u pasua nga finalizimi i Kumbullës pesë minuta më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *