• |
ide | kryesore

Basha: Shqipëria rrezikon një kolaps të paprecedente të ekonomisë dhe shëndetësisë

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë është shprehur se Shqipëria rrezikon kolapsin e ekonomisë dhe të shëndetësisë.


“Shqipëria rrezikon shumë më shumë sesa ajo që thatë ju. Shqipëria rrezikon një kolaps të paprecedente të ekonomisë dhe shëndetësisë. 6 muaj pas sakrificës së shqiptarëve ekonomia është në kolpas. Paratë e shqiptareve në kohë krizë nuk kanë shkuar për të ndihmuar shqiptarët.  Shqipëria ka shpenzimet më të larta për oligarkët dhe koncesionet”, tha Basha. Kryedemokrati Basha tha se Rama po sillet si armik i popullit. Ndërsa për të dalë nga kjo situatë duhet të zbatohet plani i PD.


“Detyra ime në kushtet kur sot si opozitë kemi vetëm fjalën është jo vetëm të tregojmë se çfarë ka ndodhur, por të tregojmë edhe rrugën e daljes. Rruga e daljes është plani i opozitës. Nëse gjendja po shkon drejt kolapsit është sepse Rama po sillet si armik i popullit”, u shpreh Basha.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu