• |
ide | kryesore

Champions/ Juve-Barça pa Ronaldon: fitorja e United i siguron dominimin e grupit

-Instant, F1, Sport



Pas befasive e golave të një dite më parë, Champions League rikthehet me katër grupet e tjera, për të kompletuar raundin e dytë të ndeshjeve. E gjithë vëmendja natyrisht është e përqendruar në Allianz Stadium, ku Juventus-Barcelona ka humbur një nga gurët e diamantit: Cristiano Ronaldo do të mungojë në super sfidën e mbrëmjes dhe atë personale me Messi. Pretendentët e tjerë kërkojnë konfirmimin, ndërsa një fitore e United vlen dominimin në Grupin H.

Në Grupin ku gjithcka është e barabartë, Chelsea e Sevilla kërkojnë tashmë të shpejtojnë të sigurojnë kualifikimin, pasi kanë ndarë pikën bashkë. Londinezët do të udhëtojnë në Rusi për të sfiduar Krasnodar, në kërkim të vendit të parë në Grupin E, ku do të vlejë edhe golavarazhi, duke parë se në Andaluzi Sevilla do të presë francezët e Rennes.

Dortmund ka ndërmend ta harrojë sa më shpejt disfatën në debutimin e Grupit F, kur doli nga Olimpico i mundur 3-1 nga Lazio. Halaand do të marrë përsipër verdhezinjtë, në 90 minutat kundër Zenit St Petersburg, që është në kuotën e 0 pikëve, ashtu si gjermanët. Brugge pasi fitoi të parën do të tentojë të vendosë një gur kualifikimi, duke mundur në shtëpi Lazion. Italianët, pasi mundën skuadrën më të fortë të grupit janë gati të përsëriten, por kanë shumë mungesa, aq sa në seancën e fundit stërvitore Inzaghi kishte në dispozicion vetëm 12 lojtarë të ekipit të parë.

Kur flet për Juventus-Barcelona është normale të mendosh CR7-Messi, por jo këtë herë. Portugezi ka rezultuar akoma pozitiv dhe do të mungojë në përplasjen me rivalin e vjetër. E megjithatë Bardhezinjtë, fitues në transfertën e Kievit, do të synojnë të sigurojnë vendin e parë të grupit. Nuk është momenti më i mirë për të dy skuadrat: kampionët e Italisë vijnë pas tre barazimesh radhazi në Serie A dhe me mbrojtjen të copëtuar, ku Bonucci shpresohet të rikuperohet në fund. Katalanasit me dorëheqjen e papritur të Bartomeut janë në krizë të plotë, pa llogaritur që vijnë nga humbja në Classico dhe pa Coutinho e Pique të dëmtuar e skualifikuar. Ndeshja tjetër, ku Uzuni sërisht nuk do të jetë, do të jetë beteja për vendin e tretë ku Ferencvaros do të presë ukrainasit e Dinamos.

Pasi mposhti në Paris PSG, Manchester United përballët tashmë në Teatrin e Ëndërrave me Leipzig dhe një fitore do ti jepte skuadrës së Solskjaer bindjen për kalimin e grupit (me dy fitore kundër skuadrave pretendente). Në anën tjetër skuadra e Tuchel duhet të ringrihet pas traumës së marrë në debutim, duke i besuar forcës së jashtëzakonshme ofensive.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
18:55 FC Krasnodar ? – ? Chelsea
21:00 Sevilla ? – ? Rennes
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
21:00 Borussia Dortmund ? – ? Zenit St. Petersburg
21:00 Club Brugge ? – ? Lazio
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
21:00 Ferencvaros ? – ? Dynamo Kyiv
21:00 Juventus ? – ? Barcelona
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
18:55 Istanbul Basaksehir ? – ? Paris Saint-Germain
21:00 Manchester United ? – ? RasenBallsport Leipzig



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *