• |
ide | kryesore

Dëmtoi Van Dijk, kërcënohet me vdekje: Pickford punëson truproja

-Instant, Sport



Ndërhyrja e Jordan Pickford ndaj Virgil van Dijk (që do të qendrojë jashtë disa muaj) gjatë derbit mes Everton e Liverpool vazhdon të krijojë debat në Angli e nga një veprim në fushën e lojës, po kthehet në dicka shumë më serioze. E rëndë madje. Portieri i ri anglez i Everton, në fakt, është detyruar ti besojë jetën truprojave që ti garantojnë sigurinë e tij e atë të familjes pasi në adresë të tij janë dërguar dhjetëra kërcënime me vdekje.

Lajmin e ka bërë të ditur Daily Mail, sipas të cilit Pickford ka krijuar një “unazë çeliku” të vërtetë rreth gruas e fëmijës për të evituar që të jenë shënjestër. Sipas të përditshmes britanike, familjarët e portierit nuk mund të përdorin social netëork sepse mund të japin të dhëna të rëndësishme mbi pozicionin e tyre gjeografik. Një preokupim real, frikë më tepër, si ka cituar Daily Mail një burim pranë Pickford: “Jordan është shokuar nga niveli i fyerjeve e kërcënimeve që ka marrë pas ndeshjes me Liverpool. E është i vendosur të bëjë gjithcka që duhet në mënyrë që familja e tij të jetë e sigurtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *