• |
ide | kryesore

Macron në vendin e masakrës: Franca është në shënjestër të sulmeve

-Instant, Lajme, Planet



“Franca është nën sulm,” deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron, nga Nica, në të cilin shkoi pas masakrës që ndodhi ditën e sotme. Macron, njoftoi forcimin e mbrojtjes dhe shtimin e forcave të policisë në vendet e adhurimit dhe në shkolla. Ai dënoi sulmin dhe theksoi se nesër të merren masa të reja.

Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një sulm i rëndë në Nice të Francës, nga i cili mbetën të vdekur tre persona. Autori që vrau tre persona thirri në gjuhën arabe “Allahu Hakbar”.  Ndërsa gjatë ditës u shënuan edhe dy sulme të tjera. Ngjarja e parë e rëndë ndodhi në Avignion, ku një person është vrarë nga policia pasi i sulmoi ata. Ndërkohë, sulmi tjetër ndodhi në konsullatën e Francës në Arabinë Saudite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *