• |
ide | kryesore

Një nga motrat Kardashian, pozitive me Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Khloe Kardashian thotë se doli pozitive nga testi i koronavirusit. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” konfirmoi diagnozën e saj të mëparshme në një klip të shkurtër, shkëputur nga reality-show.

“Sapo zbulova se kam korona”, tha ajo në videon e publikuar, nga një episod i filmuar muaj më parë.

Në një nga episodet e publikuara në shtator, Khloe shfaqej duke u testuar për virusin.

“Unë kam qëndruar në dhomën time”, vazhdoi ajo. “Do bëhem më mirë, por isha vërtet keq për disa ditë.”

Kardashian tha se simptomat e saj përfshinin kollitje, të dridhura, të vjellja dhe dhimbje koke shoqëruar me dy ekstreme: ndjesi të të ftohtit dhe të të nxehtit. Ajo tha se kishte dhe djegie gjatë kollitjeve. Videoja u publikua një ditë pasi motra e saj, Kim Kardashian, tërhoqi kritika të ashpra pasi festoi ditëlindjen në një ishull privat.

https://www.youtube.com/watch?v=eysNLb-wfYA&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *