• |
ide | kryesore

“Përrallat e Bashës për pandeminë”/ Rama: Po shpenzuam paratë sot për sot, nesër na vdesin njerëzit rrugëve

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha për propozimet që ai bën çdo ditë për krizën e pandemisë dhe rimëkëmbjen. Rama thotë se Basha thotë përralla, pasi nëse paratë shpenzohen sot, nesër do vdesin njerëzit rrugëve nga papunësia, teksa qeveria nuk do të ketë lekë të paguajë mjekët e infermierët. Sa i përket testimeve, Rama thotë prerazi se koronavirusi nuk mund të ndalet pasi këtë gjë nuk e kanë bërë dot as Franca me Gjermaninë, teksa ka siguruar se nuk është ai që vendos nëse do të rriten testimet apo jo.


“Do i çojmë përpara gjithë këto punë sepse ndërkohë kush nuk ka punuar kurrë, dhe kush është mësuar të flejë gjumë si miku im, Luli, e t’i gjejë gjërat gati kur hap sytë mes dy periudhash të përgjumjes, nuk e kupton se nëse ti ndalon aktivitetin, investimet, që jep punë e prodhon të ardhurave, dhe çfarë parash ke i shpenzon sot për sot, nesër jo vetëm që të vdesin rrugëve se s’ke me çfarë paguan mjekët dhe infermierët, por të vdesin njerëzit nga papunësia…Po kur thotë ndalo infeksioni, bëj testime më shumë. Pse nuk ndalon Franca, Gjermania, spe nuk e ndalon askush infeksionin, se i bënë më shumë apo më pak testime. Kush jemi ne, kush jam unë, kush janë politikanët të vendosin sa testime duhet të bëhen. Kemi detyrime t’u përgjigjemi qytetarëve”, tha kreu i qeverisë.


7 Comments

  1. Po ku e kupton Basha mëndien e ndritur të EDramës ?
    Ku mer vesh ai nga ekonomia që thotë se 7 herë 7 bëjnë 42 /
    Të dëgjojë Ajnshtajn Ramën që i ka bërë mirë hesapet se po të vjedhë edhe 7 miliarfë euro të tjera në 7 vite të tjera e ti çojë ne bankat ofshore, ato do të shtohen shtatë fish, pra 7 X 7, bëjnë 49 miliard euro.
    I ka bërë mirë hesapet dymetroshi.
    Për 16 vite sa të qeverisë ai shqiptarët le të hanë bar.
    Kur të iki do ta zgjidhë qesen ne miliardat që ka “kursyer” në bankat ofshore , e ato shqiptarë që do të mgelen gjallë , do të mbilidhen e të jetojnë në kështjellat e Surrelit si badigardë të tij..
    Shqipëria do të kthehet e tëra në plantacione pafund me kanabis që do të kenë si bujq emigrantë të ardhur nga Azia , Afrika e Amerika Latine.

  2. Po ky palla nxorri autoblindat ne rruge, deklaroj se ishte babai jon( por nuk do jete as i zahos), tha se nuk fle gjume per ne, tani thote nuk kam cfare te bej se nuk i bej une testimet. O palle ministria e shendetesis varet nga qeveria dhe ajo vendos sa testime duhen bere jo “expertet “ e ty qe jane per te q(i)are hallin , njeri me mamuth se tjeteri.Tall bythen se keshtu e meritojme ….

  3. Ne thelb lideri global po na thote qe paret eshte me mire t’i marre “Fusha” dhe Zoto, se sa Shqiptaret. Kjo eshte permbledhja me e sakte qe mund te behej per konceptin shkaterrimtar qe ka Ri-pjellja per zhvillimin ekonomik.

  4. Si bo ky sikur nuk i pelqejne prrallat e Bashes 🙂

    Ka nai llaf per Termetin vjetshem? doja te thoja a ka nai lek per ato te shkretet? Se thuhet ne PS ka plas ne shesh floriri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu