• |
ide | kryesore

Përfundon lidhja e Brad Pitt dhe Nicole, modelja tregon çfarë ndodhi

-Instant, Paparazzi, Slider

Ditën e djeshme, burime për “Page Six” kanë konfirmuar se Brad Pitt dhe modelja gjermane Nicole Poturalski janë ndarë.
Sipas burimeve marrëdhënia mes dyshes nuk ka qenë shumë serioze dhe është mësuar se ndarja ka ndodhur pak kohë më parë.


Brad dhe Nicole u konfirmuan si të lidhur që në muajin gusht, kur aktori 56-vjeçar u pa me modelen 27-vjeçare në vilën e tij në Francë, të cilën Pitt e ndan me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie. Aktori u njoh për herë të parë me modelen në restorantin e partnerit të saj, Roland Mary, në Berlin.


Ndërkohë Nicole vazhdon të jetë ende e martuar dhe ka një djalë shtatë vjeçar të quajtur Emil me Roland.

Për herë të parë, ajo ka reaguar lidhur me lajmet e ndarjes në një koment në llogarinë e saj në Instagram.
Dikush e ka mbështetur duke u shprehur se e kupton nëse çifti është ndarë, pasi trysnia e komenteve negative është shumë e madhe.
“Faleminderit shumë për fjalët. Më duhet ta pranoj se fjalët plot urrejtje nuk të gërvishtin edhe nëse ke një lëkurë të trashë”.- ka shkruar Nicole, duke konfirmuar kështu edhe vetë lajmin e ndarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu