• |
ide | kryesore

Rama i përgjigjet Metës: Eshtë kthyer në President lolo, i ka lëshuar pëllumbat…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje të ashpër kreut të shtetit, Ilir Meta duke e quajtur këtë të fundit si “President lolo”. Nga ana tjetër edhe Meta nuk i ka kursyer sulmet personale një natë më pare në “Zonë e Lire”, duke e quajtur Edi Ramën si ‘qen bir qeni”, dhe ‘këlysh Blloku”.


Rama nga kantieri i aeroportit të Kukësit, ka shigjetuar kreun e shtetit, duke thënë se ky i fundit ka si strategji që të nxisë sherre për të dalë vetë i fituar.


Kryeministri është distancuar nga qëndrimet se Ilir Meta u bë Presidenti me votat e Partisë Socialiste. Ai tha se Meta kishte votat e tij në atë Kuvend dhe sipas Ramës, “synimi ishte t’i jepej opozitës një president, por siç tha ai jo një “president lolo”!

“Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria dhe nga shqiptarët dhe nuk rri dot pa nxitur sherr?

Kur zihen dy vetë përfiton një i tretë thotë populli. Kjo është diviza e Ilir Metës, fut në sherr dy vetë që të përfitojë. Shqiptarët e bënë Kryeministër 30 vjeç dhe e bënë President 50 vjeç.

E do thonë se bëmë ne, por e bërë ti, jo, jo s’e kam bërë unë President, u bë President se kishte dhe votat e tij në atë Parlament.

Ne i dhamë një President opozitës, por jo një lolo. Fakti që Presidenti është kthyer në lolo, s’do thotë që ka qenë lolo edhe në të shkuarën. Por me kalimin e moshës i ka lëshuar pëllumbat me kalimin e kohës. Të njëjtën gjë bënte edhe kur ishte çadra e opozitës, hidhte një gurë dhe fshihte dorën”, u shpreh Rama.

7 Comments

  1. MOS I THUAJ LOLO , LOLUA THOTE GJITHMONE TE VERTETEN EDHE KUR TE DJEG . BO VAKI PASTAJ TE THOTE QE JE GJAK KURVE DHE SE GRUAN TA KA QIRE KRISTAQI . DO TE NGELE QEJFI , APO KU DO TJA DISH TI ?

  2. NUK KA FAJ KY BANDIT SHPIRTEROR, SE AI META NA E SOLLI NE PUSHTET, ESI UJQER TANI PO HAHEN PER PUSHTETIN.MEGJITHATE ME I POSHTER E KANIBAL ESHTE RAMA DEGJENERATE QE E MBUSHI KUPEN ME KETE QE I KA BERE KETIJ POPULLI. KUSH SE KA PARE, E JETUAR KETE PUSHTET,TREGOHET DELIRANT E SERVIL.SOT ESHTE DOMOSDOSHMERI ROTACIONI QE TE KUPTOJME SE KUSH JANE SEKTI QE NA KA DREJTUAR, MASHTRUAR E VJEDHUR.

  3. Hahahahaha, popullor, si vete shoku Enver, gju me gju me Pop’llin!

    Po ruaj vrimat se mund te te hyjne pellumbat, o cuni i Kristaqit!

  4. Pergjigjet e Rames,une nuk i quaj,as te ashper,e as te jene shigjetuesa,ndaj kreut te Shtetit.Ato jane thjesht,pergjigje,te nje “Qen,e bir qeni”,qe cudit gjithken e kudo ne bote,se si akoma,e lene aty (ne qeveri),qe te vijoje te lehe,si gjithnje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu