• |
ide | kryesore

PD: Qeveria dhe kryetari i Bashkisë thonë të pavërteta për shtyrjen e projektit të Unazës së Madhe

Lajme, Të fundit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar shyrjen e projektit të Unazës së Madhe, duke e cilësuar si një nga aferat më të mëdha korruptive për të cilën do të mbahet mend qeveria.


PD denoncon dhe pëzgjedhjen e kompanisë së besuar për këtë projekt, duke shtuar se nuk dihet ende personi që ka në pronësi.


“Projekti i Unazës së Madhe është një nga aferat më të mëdha korruptive për të cilën do të mbahet mend kjo qeveri.

Një qeveri e cila për të vetmen gjë që është shquar dhe është damkosur në çdo raport ndërkombëtar, është pikërisht vjedhje. 20 milion euro ishin planifikuar për një kilometër të kësaj rruge në mes të qytetit, me një kosto totale 40 milion euro pa TVSH.

Sigurisht kishin përzgjedhur ato që përzgjedhin zakonisht, një kompani e regjistruar në parajsë fiskale. Një kompani që nuk dihej kush ishte pronari dhe ende sot nuk i dihet.
Një kompani e cila kishte falsifikuar edhe firmën e sekretarit të shtetit të Delawer-it, për t’u regjistruar gjoja sikur kishte aktivitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por për të fshehur të gjithën këtë, për të fshehur këtë aferë që tashmë e di çdo qytetar i Tiranës, Edi Rama nxjerr kryebetonierin dhe mashtruesin e bashkisë Tiranë për të shpifur dhe për të thënë të pavërteta për shtyrjen e këtij projekti, e kësaj afere korruptive që kishte përgatitur qeveria Rama.

Ky projekt që ne shikojmë është dëshmia e gjallë se si qeveria ka arritur të pengojë drejtësinë dhe të kapi drejtësinë. Sot që ne flasim edhe pse është vërtetuar falsifikimi, edhe pse është vërtetuar shkelja e rënda që ishin bërë me dhënien e këtyre tenderave, askush, askush nga kokat e mëdha, askush nga ata që firmosën, askush nga ata që bënë procedurat, askush nga ata që e mbrojnë publikisht, nuk janë dënuar.

Përkundrazi ata janë promovuar, ata drejtojnë fushatën e Partisë Socialiste në qarqe të ndryshme, në Tiranë, në Vlorë ish drejtori është bërë nënkryetar i bashkisë Vlorë, sepse Rilindja ka këtë model, të promovojë ata që vjedhin më shumë qytetarët shqiptar. Të promovojë ata që fusin duart në taksat tuaja dhe që ju vjedhin çdo ditë. Por mundohet që të gjithë këtë ta fshehi duke bërë kaseta të gatshme propagande dhe duke ja shpërndarë televizioneve për t’u hedhur hi syve.

Mos e harroni është një nga aferat më të mëdha të kësaj qeverie në ikje”, shprehet Zhupa.


1 Comment

  1. PSE NUK PREMTONI QE KUR TE VINI NE PUSHTET DO TI DENONI?
    APO DENONCONI PER TE PERFITUAR VOTA DHE NE FUND I HARRONI DHE PERFUNDIMI LLUM DHE STANJACION? A NUK THA BERISHA PER VASKAT E FLORIRIT ? ÇA U BE? NJE MUT U BE , PERKUNDRAZI U BENE ORTAK . NUK BESOJME ME NE FJALE , PREMTONI DHE NOTERIZOJINI TEK NOTERI QE TJU JAPIM VOTEN . HAJT NJONI E Q* E IK TJETRI DHE LE SHTATEZANE NUK SHKONE ME. BEHUNI TE BESUESHEM QE TJU BESOJME VOTEN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.