• |
ide | kryesore

Lajthitje apo kalkulim politik/ Pse në LSI nuk besojnë tek Covid-19

-Instant, Kryesore, Lajme



Deri më sot (e hënë 2 Nëntor) në vendin tonë janë zyrtarisht mbi 527 të vdekur nga Covid-19. Ndërsa viktimat shtohen çdo ditë, janë me qindra rastet e reja që konfirmohen me koronavirus. Me rritjen e shifrave, shtohet edhe paniku dhe masat mbrojtëse. Por ndërsa situata shkon drejt rëndimit, kanë bërë habi deklaratat dhe sjellja në publik të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit, që ka mbajtur qëndrime dyshues ndaj Covid-19, në kufijtë e mohimit të virusit dhe të masave mbrojtëse që këshillohen nga mjekët.

“Zoti i ndihmoftë shqiptarët. Unë nuk e njoh COVID. Kush beson në Zot, do të jetojë i lumtur pa COVID”, ishte deklarata e Kryemadhit për mediat në dalje të teqes në Malin e Tomorrit gjatë pelegrinazhit në muajin gusht. Shifrat kishin nisur të rriteshin dhe vjeshta do të sillte valën e dytë të koronavirusit në të gjithë botën.

Më herët, Kryemadhi kishte dhënë disa shpjegime ekzotike se pse shqiptarët nuk prekeshin nga koronavirusi. Në maj, kur në Italinë fqinje vdisnin me mijëra njerëz nga Sars-Cov-2, ndërsa në Shqipëri nuk kishte asnjë viktimë, nisën të qarkullojnë edhe teoritë konspirative. E ftuar në emisionin “Open”, kryetarja e LSI-së shpjegoi atëherë, se në Lombardi të Italisë ka viktima, sepse atje hanë më shumë karbohidrate, ndërsa shqiptarët hanë mish, hudhra dhe pinë raki, prandaj kanë imunitet të fortë.

“Është ndryshe të hash karbohidrate si në Lombardi. Është ndryshe si ne shqiptarët që hamë mish, pimë raki e hudhra gjithë ditën” u shpreh kryetarja e LSI-së.

Koha tregoi se deklarata të tilla nuk ishin rastësi. Përkundrazi, i dhanë formë politikave të forcës së tretë politike në vend. Pandemia është rënduar, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, por Kryemadhi ende sot nuk duket se ka ndryshuar mendim.

Kur u mor vendimi për mbajtjen me detyrim të maskës në rrugë, me bindje të plotë,a jo bëri thirrje të mos mbahej maska, duke u vetëofruar me shembullin personal.

“Unë për vete nuk do e mbaj maskën. Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Se po ta kishte do të anullonte koncesionet në shëndetësi. Sa shqiptarë kanë bërë check-up? Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët. Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxorri anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin… Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë. Do t’u bëj thirrje që e ndalon çdo polic, qoftë i Veliajt, qoftë i Ramës, t’i kundërpërgjigjen. Se edhe policët nuk kanë para për maska. A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit,”– tha Kryemadhi, që pranon se vetë bashkëshorti i saj e kundërshton në këto qëndrime.

“Meta ka frikë shumë nga virusi, se thotë “ç’është kjo që rri pa maskë”, unë s’bëhem ekonomiste si Meta, apo juriste si Basha, kam mbaruar për biokimi dhe kjo më jep një siguri përsa i përket imunitetit”, u shpreh gjatë një interviste për Report Tv kryetarja e LSI-së.

Por përtej thirrjve të tilla ra në sy një takim me të rinjtë e LSI pak ditë më parë në Durrës. Monika Kryemadhi sfidoi edhe një herë rregullat e pandemisë, kur e nisi takimin me shtrëngime duarsh dhe e mbylli me puthje dhe përqafime (VIDEO KETU).

Pa mbajtur maskë dhe duke u sjellë sikur virusi të mos ekzistonte, takimi elektoral u mbyll me thirrjet që të grumbulloheshin për të bërë një foto të gjithë bashkë.

Pozicionimet në publik kundër këshillave të mjekëve në kohën e pandëmisë tingëllojnë si lajthitje dhe shpesh janë përdorur nga kryeministri Rama për ta bërë sa më qesharak qëndrimin e LSI në lidhje me pandeminë.

Por në anën tjetër duket e vështirë që Kryemadhi të besojë vërtet se koronavirusi “nuk ekziston”, apo se “rakia dhe hudhrat” të mbrojnë nga sëmundja. Në vend të kësaj, gjasat janë që këto të jenë një llogaritje politike për të marrë pas vetes atë pjesë të elektoratit që është lodhur dhe është dëmtuar nga masat e pandemisë. Sepse shumica e njerëzve janë të bombarduar çdo ditë nga një situatë paniku dhe presioni për t’u ruajtur nga virusi dhe për rrjedhojë janë të shumtë ata që pas muajsh frustrimi dhe sakrificash, kërkojnë që e gjitha të marrë fund pavarësisht çmimit.

Me karantinën e ashpër, me masat represive kundër qytetarëve të thjeshtë, me përdorimin e policisë dhe me mesazhet frikësuese të skenarëve apokaliptikë, autoritetet kanë provokuar pashmangshmërisht mllef dhe irritim në një pjesë të madhe të popullsisë. Dhe një pjesë e mirë e këtij mllefi, projektohet sot tek kryeministri Rama, i cili mori mbi vete të gjitha përgjegjësitë e karantinës në muajt e pranverës.

Dhe ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur të bëjë opozitë duke analizuar dhe atakuar pikat e dobëta të menaxhimit të pandemisë, kryetarja e LSI-së ka zgjedhur sillet në mënyrën më ekstreme, për t’u identifikuar me të gjithë ata që për hir të frustrimit dhe revoltës janë gati t’i çojnë të gjitha në djall. ©Lapsi.al



15 Comments

  1. Duke parë të gjithë këto unë e kuptoj pse Sali Berisha përdor një ligjërim halucinant me burgje e krime. Në fakt ashtu i lexon pretencën vetes së tij.

    Edi Rama është i pari kryeministër që e rilindi Tropojën dhe Veriun. Ka pak rëndësi sesa investime janë bërë në atë zonë. Edi Rama është kryeministri i parë i tranzicionit që nuk dërgoi plumba në Tropojë e në Veri, por dërgoi investime.

    1. Nje artikull plehër dhe tërësisht injorant qe tregon nivelin e ulët analitik dhe të painformuar te autorit lapsist per situaten reale dhe *konspirative* te kesaj “pandemie”. Jo se Monika ka plotësisht të drejtë, por ama disa gjëra i thotë tamam dhe turp per burrin e saj që nuk flet më tepër për kete plan-demi, por e kuptoj (ja shtypin kokën po të flasi).

      Kurse ky palo autor lapsist as ja ka haberin se çfarë po ndodh në të vërtetë në botë. Kam përshtypjen se është edhe një copë injoranti dhe se është paguar të shkruaj nje paçavure të tillë. Dhe as nuk ja vlen te merresh më shumë me analizën e kesaj plehre qe lapsi ka botuar.

      P.S. Po e parkoj pa pagesë komentin tim tek ky ramisti i paemer i 23:48.

    2. P.S. Dhe sa për ide per këtë autoruc të lapsit – kerko dhe lexo letrën e hapur të një njeriu trim (Archbishop Carlo Maria Vigano) drejtuar Trampit, ku flitet për qëllimet e vërteta te kësaj “pandemie të paparë”.

  2. Qe kjo historia e koronavirusit eshte shume e fryre dhe mban shume mashtrime brenda kjo as qe diskutohet njelloj sic nuk mund te diskutohet ekzistenca e virusit. Po te behet nje analize me llogjike normale, vete fillimi i kesaj historie eshte nje mashtrim skandaloz. Teoria kryesore per koronavirusin ishte se nga lakuriqi i nates, virusi kaloi tek pangolini (nje lloj kafshe ekzotike) dhe nga pangolini tek njeriu. Duke qene virus aerogen, me siguri kinezi i pare qe e ka marre virusin ka qene duke u puthur me pangolinin se nuk ka shpjegim tjeter. Po te mos fliste Trump, njerezit akoma mund te ishin duke besuar kete mashtrim. Virusi u perhap ne te gjithe boten duke lene pas mijra viktima ne cdo vend. Ne kete kontekst, ia vlen te kujtohet se “i jati” i ketij virusi, SARS COV 1, pati nje vdekshmeri rreth 10% dhe ne mos gaboj u infektuan ne total rreth 80 mije persona pa ndonke karantine apo lockdown ne asnje vend te botes. “I biri”, SARS COV 2, sipas shifrave zyrtare ka infektuar deri me tani afro 45 milione njerez dhe infeksioni vazhdon te perhapet me hapa galopante. I habitshem eshte fakti, se pas lockdown-it total te marsit ne pjesen dermuese te Europes (perjashtim ben vetem Suedia), infeksioni vazhdoi edhe gjate stines se nxehte, por ne shifra me te ulta. Ne Australi, diten e djeshme me 1 nentor qe eshte pak shume 1 maji i hemisferes veriore, nuk pati asnje te infektuar!? “Koincidenca” qe habit ne kete histori, eshte se dalja e ketij virusi erdhi pikerish kur levizjet antiestabilishment moren vrull ne Europe dhe ne SHBA. Biles ky virus shkon edhe me tej, del ne skene pikerisht ne vitin qe ne SHBA jane zgjedhjet presidenciale ku rikandidon nje person antikonformist dhe antiestabilishment si presidenti Trump. Mbajtja e maskes ne ambjente te hapura nuk eshte se mbron nga virusi. Ajo sheben me teper per te mbyllur gojen e njerezve nderkohe qe distancimi fizik, sherben per te ndaluar grumbullimet e njerezve dhe masat e marra po tregojne se forcohet tmerresisht pushteti i ekzekutivit ne te gjithe boten. Pandaj, duke mos lene menjane masat mbrojtese, pasi virusi ekziston realisht dhe per menyren e krijimit te tij, e verteta do dale shume shpejt nese fiton Trump, mendimi qe forca e virusit po ekzagjerohet dhe po perdoret nga qeverite per te bere c’te duan, nuk eshte i pabaze.

    1. Harrove dicka shume te rendesishme “MERS-CoV” (2012) i cili e ka pasur vdekshmerine 30%.
      Kane bere ca testime deri sa gjeten te duhutin 🙂 .

  3. Ore, po Muti I Kristaqit nuk po na jep konkluzione per situaten konfuze qe egziston!!! Jo per gje por do orjentoje popullin drejt fitorjeve kunder bakterieve dhe viruseve politike.

  4. Fallxhorja dhe i shoqi jan terbuar bejn propogand qe u dhimsen shqiptaret keta te dy duan te pasurohen me shum fallxhore zoti thot ruhu te te ruaje.

  5. Unë nuk po takoj prindët e mi. Madje para dy ditësh babai im kishte ditëlindjen dhe nuk i shkova. Si mund të jetë kaq bastard njeriu? Si mund të bësh propagandë kaq të neveritshme, pa t’u skuqur faqja? Si mund të mungojë njeriu i shëndetshëm në ditëlindjen e prindit? Shtatë jetë e 700 vota të kem, kurrë nuk e votoj këtë bastard!

  6. Ne LSI ka vetem njerez qe nuk besojn ne asgje tjeter pervec parase. Monika duhet arrestuar per kete. ta kap njeher ate dosen e lsi e ka per ta pare ajo sa beson apo jo te covid.

  7. a e kuptoni se cfar njerez te ndyr ja keta. vetem te pushteti e paraja e kan mendjen. do marrin me qaf gjithata shqiptar keta mutra njerez, qe ngelen te kapur si shushunja. ai tjetri like floriri del neper ekrane tap e i droguar e flet brockulla si lac lagje. nuk u soll nje dit si president. po ca te presesh nga nje halabak matrapaz kok-cepsh. tani na ka dal me teori illuminati e masonesh. tregon pralla me mbret se nuk justificon dot gjen e vjedhur. nje varikars i degjeneruar qe na takon ta degjojm akoma. rama me bashen nga ana tjeter duket qe kan ber pakt biznesi, join venture. si nuk doli nje burr shteti ne kete vend. sa borxhe karmike paskemi patur.

  8. Matrapazi Like FLoriri i kerkon llogari qeverise per masat anti-covid. O Like shtangis floriri, ne rradhe te pare vere vet ate masken, dhe ne rradhe te dyte, para se ti kerkosh llogari qeverise apo qytetareve, mbushi mendjen Mona botox-cizmes qe ka covid verdall. a e kupton sa palaco qe behesh ne syt e opinionit; nga nje ane i kerkon llogari qeveris, nga ana tjeter del gruja jote e thot ska covid, nuk ekziston (si shum trushkulur injornt qe u duket vetja kospiracionista). Ik o dallavere se nuk po bind tet shoqe te mbaj mask, per vete del e feston ne tallava me lloj lloj fytyrash. ik se na ke hap barkun o hipokrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *