• |
ide | kryesore

Luftëtari përjashtohet nga Kupa e ardhshme: Disiplina mblidhet dy herë në tre ditë

-Instant, F1, Sport



E ka marrë me vrull Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ndoshta i ‘mykur’ nga periudha pa futboll. Kështu Disiplinori mblidhet dy herë brenda tre ditësh e, pasi dënoi lojtarët që ishin sjellë keq gjatë miqësoreve, këtë herë ndëshkoi rebelët e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë. Përjashtohet nga kompeticioni i ardhshëm Luftëtari, që nuk u paraqit për ndeshjen kundër Elbasanit, takim të cilin e humbi 3-0 në tavolinë.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF

1. Lojtari i FK Dinamo, Plarent Fejzaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Zyrtari i KF Egnatia, Klaudian Dervishi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Lojtari i KF Skënderbeu, Shqiprim Taipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i FK Tomori, Orgest Gava, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. KF Luftëtari, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë kundër FK Elbasani, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 109/2/a/c të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe dënohet me mospjesëmarrje në sezonin pasardhës të Kupës së Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *