• |
ide | kryesore

ISIS: Ne e kryem sulmin në Vjenë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Vjenë, në të cilin u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm. Në deklaratën e këtij grupi, të publikuar nga agjencia e tij e lajmeve Amaq, nuk janë dhënë detaje të tjera.

Deklarata është shoqëruar me një fotografi të një personi të quajtur “Abu Dagnah Al-Albany”. Aty thuhet se ai ka sulmuar turmat e njerëzve në qendër të Vjenës të hënën, para se të vritej nga policia austriake.

Autoritetet austriake e kanë cilësuar ngjarjen e së hënës si sulm “terrorist”. Policia austriake vrau sulmuesin e dyshuar, duke e identifikuar si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi austriake dhe Maqedonisë së Veriut. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *