• |
ide | kryesore

PD: 1 vit pas tërmetit, qeveria ka ndërtuar vetëm 1.4% të totalit të banesave të dëmtuara

Arkiva, Lajme, Të fundit



 Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, është shprehur se 1 vit pas tërmetit, vetëm 1.4 % e banesave janë ndërtuar. Ndërsa në Thumanë, shkruan Teliti, nuk ka ende asnjë shtëpi dhe godinë publike të ndërtuar.

“ER ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin. Asnjë video 3D e konferencës për shtyp nuk e fsheh dot gënjeshtrën dhe mashtrimin për banesat e qytetarëve.

Fakt: 1 vit pas tërmetit, ER ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3,389 të dëmtuara, 1.4% e totalit.

Në Thumanën e goditur më rëndë nga tërmeti, ER nuk ka ndërtuar ASNJË shtëpi, ASNJË godinë publike.

Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i ER në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH.

Që banesat e qytetarëve nuk do të ndërtohen këtë vit e tregon qartësisht heqja e fondeve të parashikuara për rindërtimin nga buxheti i këtij viti”,.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *