• |
ide | kryesore

Video/ Një 19 vjecar fundos Interin në Madrid: Bayern bën gjashtë e Liverpool pesë

-Instant, F1, Sport, Video



Mbrëmje spektakolare në Champions League me 35 gola të shënuar në tetë ndeshje të luajtura. Real Madrid i falet një 19 vjecari si Rodrygo për të përkulur Interin në Spanjë, ndërsa pas kortezisë para ndeshjes Klopp e Liverpool i shënojë pesë herë Atalantës. Ka shkuar edhe më keq për Salzburg, që madje edhe shpresoi kur barazoi provizorisht, por në fund mori një 2-6 përballë kampionëve në fuqi të Europës.

GRUPI A
Asgjë nuk e pengon rrugën e Bayern Mynih drejt 1/16 të kompeticionit. Bavarezët përfitojnë nga ndalesa tjetër e Atletico Madrid për tu shkëputur më shumë me pikë të plota, pas suksesit të arritur në Austri. Salzburg mbajti kokën larg për 1 orë, pastaj u detyrua të rrëzohet 2-6 përballë një fuqie të papërballueshme: avantazhin e Mërgim Berishës, bavarezët e përmbysën me penalltinë e Lewandowskit e autogolin e Kristensen. Salzburg rikuperoi me Okugawa, përpara se Boateng, Sane, Lewandowski dhe Hernandez të kompletojnë misionin.








GRUPI B
Përmbysen hierarkitë e grupit pas fitoreve të Gladbach që e sheh veten në krye e Real Madrid, që i lë vendin e fundit Inter. Për skuadrën e Conte Europa është e hidhur dhe në Madrid zikaltrit flirtuan me fitoren, rikuperuan dy gola, por në fund u dorëzuan në goditjen e 19 vjecarit Rodrygo. Gjërat për italianët shkuan keq kur Benzema e Ramos shënuar dy gola të shpejtë në mesin e pjesës së parë. Në të 35 Lautaro ktheu në lojë zikaltrit e Perisic kompletoi rikuperimin në të 68′, por ndeshjen e vendosi 10 minuta nga fundi karta nën mëngë e Zidane.





GRUPI C
Sipas parashikimeve në Grupin C: Manchester City e Porto fitojnë ndeshjet e tyre dhe mbajnë respektivisht vendin e parë e të dytë. Portugezët e kishin të rëndësishme fitoren me Marseille, ndaj të cilëve u imponuan 3-0, duke shpresuar të shkëputeshin nga shoqëria e Olympiacos në renditje, kur grekët të luanin në Etihad. E në fakt Guardiola garantoi vendin e parë, duke shënuar një 3-0 në shtëpi, që e lë të qetë për raundin e kthimit në grupe.



GRUPI D
Liverpool i jep një shuplakë të fortë Atalantës në Bergamo, duke e mundur 5-0 dhe duke e zbritur skuadrën e Gasperinit në vendin e tretë, pas Ajax, që shkoi të fitonte me rezultatin 1-2 në transfertë me Midtjylland. Italianët kishin shpresuar një tjetër performancë kur Reds të vinin për vizitë, por pas elozheve të Klopp para ndeshjes erdhi goleada. Tregolësh i Diogo Jota, Mane e Salah bëjnë të duket qesharake prapavija e udhëhequr nga Xhimshiti. Tani Atalanta duket të luajë kualifikimin me Ajax, me dy formacionet në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjeve të para.





CHAMPIONS LEAGUE – GROUP A
Lokomotiv Moscow 1 – 1 Atletico Madrid
Salzburg 2 – 6 Bayern Munich
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP B
Shakhtar Donetsk 0 – 6 Borussia Moenchengladbach
Real Madrid 3 – 2 Inter
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP C
FC Porto 3 – 0 Marseille
Manchester City 3 – 0 Olympiacos
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP D
Atalanta 0 – 5 Liverpool
FC Midtjylland 1 – 2 Ajax



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *