• |
ide | kryesore

Basha në takim me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve: Ka mungesë medikamentesh për trajtimin e COVID-19

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takim me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë diskutoi për problemet që ndesh ky sektor në këtë kohë pandemie.

Basha tha se ka mungesë të theksuar të medikamenteve bazë për të trajtuar virusin. Ai shtoi se kostot e ilaçeve janë të papërballueshme për shumicën e shqiptarëve.

“Këto ditë më është dashur të merrem me pandeminë dhe kam kuptuar se ka nisur një mungesë e theksuar e medikamenteve bazë për të trajtuar virusin, ndonëse jemi vetëm në fillim të valës së dytë. Qeveria po mundohet të gjejë fajtorë për situatën. Janë hedhur akuza ndaj farmacistëve, ndërkohë që ka skandale, si ai me tenderin e maskave, ku një maskë blihej me tenderin sekret me çmim dyfish nga qeveria. Shqetësimi kryesor është se njerëzit kanë kërkuar e marrë trajtim, por trajtimi ka kosto të papërballueshme, që fillon minimalisht me 200 mijë lekë dhe shkon deri në 1200 mijë lekë të vjetra për pacientë. Nga kjo rimbursohet një sasi e papërfillshme, e një prej antibiotikëve, ndërkohë që pjesa tjetër e paketës as nuk preket e konsiderohet për rimbursim. Mesatarisht paketa shkon 600 mijë lekë për pacientë, një shumë kjo e papërballueshme. I bie 80% e rrogës minimale dhe shumë më shumë se pensioni në vend.

Problemi tjetër që dua të diskutoj është situata me barnat, pasi ka një alarm për mungesë të barnave. Në këtë situatë të pandemisë nuk janë marrë masat për furnizimin me barna të pandërprerë. Dhe tjetra është vaksina e gripit, që nuk gjendet as në Tiranë, as në rrethe. Këtë javë Covid është futur në një avancim dhe rëndim të situatës. Ne do bëjmë gjithçka për të mbështetur farmacistës në këtë situatë të vështirë, por do të bëjmë gjithçka edhe në gjithë sistemin shëndetësor, ku punonjësit të gjejnë veten me standarde evropiane”, tha Basha.

Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve u shpreh se pesha i bie sistemit shëndetësor e nga kjo varen dhe sistemet e tjera.
“Sistemi farmaceutik u përjashtua nga administrimi i pandemisë. Nga ne kërkohej shumë por problematikat tona nuk u dëgjuan. Sistemi shëndetësor ose funksionon si i tërë, ose me hallka të shkëputura dështon. Ne nuk kemi përfaqësim institucional dhe problematikat tona nuk dëgjohen. Mjekët nuk kanë një protokoll të trajtimit të pacientëve COVID. Mungesa e protokolleve e ngarkon farmacistin me një përgjegjësi të panevojshme. Ne nuk kemi akt normativ për mënyrën se si ta trajtojme pacientin. Asnjë rregullim ligjor për trajtimin e pacientëve me telefon. Do ishte e udhës që paketa të ishte komplet e rimbursueshme”, tha Toma.

Përfaqësuesi i Urdhrit Dëfrim Goma u shpreh se barra financiare e rimbursimit të paketës anti-Covid nuk është e madhe për shtetin

“Kostoja e rimbursimit të paketës është e përballueshme nga shteti”, Goma.



2 Comments

  1. Çudi!!…Qeni hajdut, e antishqiptar,kish thene qe medikamentet e shedetesia do jene falas, dhe ti si llosh e besov……. ose je ne te njeten barke. E ke humbur davane me te. Ai i ka pregatit qe tani vjedhjen e votave sepse nderkohe qe ti zgjohesh nga gjumi e thua gjera qe te gjithe i dine , ai vzhdon méga vjedhjen, faleminderit edhe gjumit tend. Del e thua, se kur te vij une ne pusjtet,vendi do kthehet ne parajse… Si rrene eshte e njejte me ate te birit kurves.

  2. Shume e thjeshte o palluqe qe te kane komanduar “shef opozite”.
    Verifiko a jane furnizuar spitalet me ilacet kunder Covid, kur dhe ne c’sasi. Kjo eshte detyrim qe e garanton ligji.
    Ne se nuk kane keto ilace, beni kallzim ne prokurori per drejtuesit e spitaleve qe deklarojne te kunderten neper media.
    Pjesa tjeter eshte show.
    Per show na del e na tepron palla e gjate. Nga ti pritet te jesh ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *