• |
ide | kryesore

Kryeson Biden/ Zyrtarët në Nevada: Deri të enjten ndërpriten përditësimet për rezultatet e zgjedhjeve

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Zyrtarët e zgjedhjeve në Nevada, ku Biden ka një epërsi të ngushtë ndaj Trump, njoftuan se do të pezullonin përditësimin e rezultateve të zgjedhjeve deri të enjten. Në disa postime në Twitter, divizioni i zgjedhjeve i sekretarit të shtetit të Nevada njoftoi se janë numëruar të gjitha votat e parakohshme, votat e bërë fizikisht në qendra votimi në ditën e zgjedhjeve dhe fletëvotimet postare të marra deri të hënën. Megjithatë, votat e marra të martën, si dhe fletëvotimet e përkohshme, mbeten për t’u numëruar, thanë zyrtarët.

Në Nevada, aktualisht janë numëruar 85% të votave ku kryeson Joe Biden me 49.4%, kurse Trump mban 48.6% të votave. Shteti i Nevadës ka 6 vota elektorale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *