• |
ide | kryesore

Vendimi i Apple pas problemeve me Iphone 12

Paparazzi



Apple do të përditësojë iPhone 12 në Francë pas frikës se ai po lëshonte shumë rrezatim .

Kompania do të lëshojë një përditësim për përdoruesit në vend që tha se do të adresonte shqetësimet e rregullatorëve. Vendimi vjen pasi zyrtarët urdhëruan Apple të ndalonte shitjen e telefonit, duke thënë se testimi tregoi se rrezatimi i tij ishte mbi standardet e Bashkimit Evropian .

Apple ka deklaruar  se iPhone 12 është i sigurt dhe se ka kaluar me sukses një sërë testesh në vende të botës. Kompania ka fajësuar testimin specifik të përdorur nga agjencia franceze duke thënë se problemet ishin “të lidhura me një protokoll specifik testimi”.

Agjencia franceze tha se iPhone 12 kohët e fundit dështoi në një nga dy llojet e testeve për valët elektromagnetike të afta të përthithen nga trupi. Të martën, qeveria e Francës urdhëroi ndalimin e shitjeve të iPhone 12 dhe i tha Apple të lëshojë një përditësim softuerësh për të adresuar problemin ose të përballet me një tërheqje. Pas urdhrit Apple u shpreh në një deklaratë të premten se “do të lëshojë një përditësim të softuerit për përdoruesit në Francë.

Ndalimi francez mund të shtrihej në të gjitha 27 vendet e BE-së pas tre muajsh nëse Apple do të kishte refuzuar të lëshonte përditësime dhe nëse asnjë qeveri tjetër nuk do të kundërshtonte, tha të enjten zëdhënësja e Komisionit Evropian Sonya Gospodinova.

Ministri i çështjeve dixhitale të Francës nga ana tjetër shtoi  se nivelet e rrezatimit të iPhone 12 janë ende shumë më të ulëta se ato që studimet shkencore e konsiderojnë potencialisht të dëmshëm për përdoruesit dhe agjencia e rrezatimit pranoi se testet e saj nuk pasqyrojnë përdorimin tipik të telefonit./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *