• |
ide | kryesore

COVID-19 në shkollat e Elbasanit, 28 mësues dhe 8 nxënës karantinohen

Lajme, Të fundit



Ka patur një përhapje të gjerë të COVID-19 në Elbasan, në nxënës, gjimnazistë e studentë, mësues, oficerë sigurie në shkolla, punonjës policie, infermierë, mjekë, punonjës në call center, punonjës në bashki si dhe në institucione të tjera të rëndësishme të këtij qarku.

Aktualisht në Elbasan janë në karantinë 28 mësues dhe 8 nxënës, ndërsa një kopsht me mbi 100 fëmijë në qytetin e Peqinit prej javës së kaluar vazhdon të qëndrojë i mbyllur pasi personeli rezultoi i prekur nga Covid-19. Ndërkohë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit pasi qëndroi dy javë e mbyllur, ka nisur punën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *