• |
ide | kryesore

Mbi 35 milionë të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën

-Instant, Lajme, Planet



Numri i të shëruarve nga Covid-19 në mbarë botën ka tejkaluar 35 milionë. Sipas faqes “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, njoftohet se 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi me (7.765.966), pas saj radhiten SHBA-ja me (6.341.603), Brazili me (5.064.344), dhe Rusia me (1.279.169). Teksa ka kaluar 12.815.049 numri i të sëmurëve që vazhdojnë trajtimin, simptomat e sëmundjes janë të lehta tek 12.725.019 të atyre që marrin trajtim dhe vazhdon rreziku për jetën tek 90.030 prej të sëmurëve. Shtimi i të sëmurëve nën trajtim rrit barrën mbi sistemet shëndetësore të vendeve.

SHBA-ja është renditur vendi me numrin më të madh të rasteve aktive ku ndodhen nën trajtim 3.343.701 persona. Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 49 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 239 mijë të vdekur



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *