• |
ide | kryesore

Ministri ​Reçica kërkon të paditet Serbia për gjenocidin në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend. Ai ka thënë se pamjet që kemi parë ditëve të fundit vazhdojnë të tronditin themelet e shtetit dhe mbi të gjitha po vazhdojnë të tronditin themelet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ministri Reçica tha se jemi para një realiteti ku askush nuk është për të mos e respektuar drejtësinë, siç e thanë edhe vet protagonistët të cilët u atakuan nga kjo ngjarje që qetësia, urtësia dhe maturia na duhet më shumë se kurrë.

Reçica tha se është paradoks arrestimi i krerëve të UÇK-së ë Kosovë ndërsa zëdhënësi dhe ministri i informacionit të Serbisë së Millosheviçit janë kryetar parlamenti dhe president të shtetit serb. Në fund të fjalës së tij, ministri ka thënë se duhet të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim edhe me faktorin ndërkombëtar që ata që kanë kryer krimet e vërteta në Kosovë të vihen para drejtësisë, sepse gjenocidi është udhëhequr nga hegjemonizmi serb i prirë nga Millosheviçi, dhe aktorët e tij kryesorë, të cilët sot udhëheqin Serbinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *