• |
ide | kryesore

Vijojnë ndëshkimet/ Gjobiten 626 qytetarë dhe 6 administratorë lokalesh për mosrespektimin e masave anticovid

-Instant, Lajme, Të fundit



Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, patrullat e përgjithshme dhe ato të policisë rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 626 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e policisë kanë konstatuar 6 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.



1 Comment

  1. Shteti i bythqirave te qelbistanit me era mut. Se mos kontrolloni naften me mazut qe qelb gjith vendin, po kur e blejne qelbesirat e qelbistanit ju mire e keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *