• |
ide | kryesore

Basha-Ramës: Çfarë lidhje ke ti me të vërtetën? Po vjen dita të largohesh

Lajme, Të fundit



Vijojnë replikat mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Basha ka shkruar në “Twitter”  se Rama nuk ka lidhje me të vërtetën, për shkak se nuk i ka mbajtur premtimet e tij.

“Cfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve.

Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!”, shkruan Basha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *