• |
ide | kryesore

Basha: Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish, një kryeministër nuk mbahet vetëm nga fjalët

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ndodhur në Lushnje, është shprehur se Edi Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish.

Basha shtoi se qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim në këto 7 vite.

“Edi Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish. Kjo vetëm për të mbrojtur aferat e tij korruptive.

Një qeveri dhe një kryeministër nuk gjykohen nga llafet, por nga çfarë bën me taksat e shqiptarëve. Ky e ka bërë të qartë, edhe në kohën e pandemisë vazhdon vjedh madje e ka shtuar ritmin e vjedhjes, kur e kupton cdo hajdut kur e di që është dita e fundit

Vendimi i parë që do të marrim është që shpenzimet e parave nuk do të shkojnë për oligarkët dhe miqtë e kryeministrit, por do të shkojnë drejt për drejt te njerëzit.

Nuk ka më iluzione dhe shpresë që ky njeri mund të ndryshojë kurs. Kjo është arsyeja se të gjithë i kanë sytë nga ne”, tha Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *